Tirana sërish në terr. Nuk dihet kur rikthehet energjia elektrike

Tirana sërish në terr. Nuk dihet kur rikthehet energjia elektrike

19:25, 23/01/2017
A+ Aa A-

Rreth një javë nga djegia e fidrave në nënstacionin elektrik të Kasharit, që la pa drita një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit, shfaqen sërish probleme.

Këtë herë, një tjetër defekt në nënstacionin e Karbit ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit:

Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr “Dibrës” pjesërisht, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë OMT, Zona e Babrrusë Privat Ajka, Rr “Riza Cerova”.

OSHEE njofton se nënstacioni është jashtë pune pasi është dëmtuar transformatori i fuqisë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se tek pallati me shigjeta, për shkak të dëmtimit të kaullit, 2 kate të pallatit janë pa energji elektrike.

OSHEE njofton se po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike, por nuk saktëson se sa kohë do të duhet.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kenaqesia 23/01/2017 20:45

Boll. Mir ishalla kurr. Sju vin dritat e meritoj pagujm ma shum se ne gjith europe drita ska ma shtrejt dhe. Gjothmone pa drita normal e kan ba tirane. Vc publike veq merr lek e nderto pallate pa asi standarte vccccc ose tualet publik ishalla. Kurrr sju vin ky eshte shteti i mafies shqiptare ... Me vjen keq. Veq per femi te vegjel se per te rritur fare sme vjen keq .... Prap ishalla. Sju vin. Kurr dritat ok njerz te vdekur

Shto koment

Denonco