Shkodranët e përmbytur bëjnë protestën e fundit para futjes në grevë urie

Shkodranët e përmbytur bëjnë protestën e fundit para futjes në grevë urie

13:02, 23/01/2017
A+ Aa A-

Protestat e banorëve të zonave të përmbytur në qarkun Shkoder nuk kanë të ndalur, duke i kërkuar qeverisë të akordojë shumat e mbetura pa u dëmshpërblyer për vitet 2010-2011.

Të radhës që dolën në protestë janë banorët e fshatit Kuç në njësinë administrative Gur i Zi, një nga më të goditurat si pasojë e vërshimit të ujrave.

Ata thonë se dëmet kanë qenë të mëdha në bujqësi, banesa e biznese, por shlyerja nuk u krye asnjëherë e plotë edhe pse Komisionet dhanë asokohe vlerësimet pas matjeve në terren.

Në protestë dolën edhe banorët e Velipojës që kërcënojnë se do t’i bashkohen grevës së 25 janarit, si dhe do të bojkotojnë zgjedhjet nëse qeveria nuk u jep paratë që u takojnë.

Zyrtarisht në Drejtorinë e policisë banorët e Nënshkodrës kanë dorëzuar njoftimin për hyrjen në grevë urie me 25 janar, në mjediset e Këshillit të Qarkut dhe Prefekturës./Oranews.tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco