VIDEO/  ‘O ba, të lutem zbrit, o babi... -  Mes lotësh, djali 10 vjeç i  naftëtarit i përgjërohet të atit të mos vrasë veten

VIDEO/ ‘O ba, të lutem zbrit, o babi... - Mes lotësh, djali 10 vjeç i naftëtarit i përgjërohet të atit të mos vrasë veten

11:02, 23/01/2017
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se diçka nuk shkonte me të. Por paptritur teksa ka shkuar në punë në Rafinerinë e natës në qytetin e Fierit, 59-vjeçari Agim Mydini ka ndërmarrë një akt ekstrem duke hipur në oxhakun me lartësi rreth 40 m metra. Me një shishe me benzinë në duar ai kërcënon të vetëdigjet.

Sipas punëtorëve të rafinerisë, ata kanë rreth 4 muaj pa marrë pagat. Prej kohësh ata kanë protestuar për këtë fakt, por teksa zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër, 59-vjeçari është ngjitur në një prej oxhaqeve të rafinerisë.

Prej më shumë se gjysmë ore në lartësi duke kërcënuar me vetëflijim, veçse në një gjendje të rënduar psikologjike, Mydini tashmë është edhe i sforcuar fizikisht. Rreth zonës ku ai kërcënon me vetëvrasje janë edhe forcat e policisë dhe ato të ndihmës së shpejtë, por deri më tani të gjitha negociatat për ta bërë të zbresë nga lartësia, kanë rezultuar pa fat.

Por ajo që është më prekëse në këtë situatë të rënduar, është prania e fëmijëve dhe bashkëshortes. Ata mbërritën në rafineri me të mësuar lajmin, ku thirrjet e tyre dëshpëruese dëgjohen edhe në këtë video nga vendngjarja.

Djali 10-vjeçar lutet mes lotësh babait që të zbresë.  “O ba të lutem, zbrit poshtë, o ba të lutem…”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendimi23/01/2017 14:04

Kjo esht prag traxhedie te vritesh per buken e gojes katastrof vjen zor kur e shof me mbushe syt me lot ska. Zemer kete bisha poshte qeveria shqiptare jan gjith hajduta jan tradhtar kombit duhet per. Ta ndeshkim ne emrin e popullit te pushkatohen.... Ngrihuni o Popull i vdekur beni thirrje edhe. Ju qe lexon gazeta mos rrin te vdekur se. E kemi ne shpi katastrofen po na vjedhin qeveritaret po na tradhtojn po. Na bejn te vrasim vetem per. Buken e gojes aje gjall o te vdekur ngrihuni se asnje her nuk esht von

Shaba23/01/2017 12:43

Kthejani uzinat e naftes shtetit! Merrjani hajduteve! Kthejani uzinat e gjakut dhe djerses 40 vjecare popullit!

Shaba23/01/2017 12:42

Ja ku e katandisi popullin kjo qeveri muti!!! Votojeni perseri qe ta keni edhe 4 vite te tjera dhe te na ktheje 45 vite mbrapa!

Shto koment

Denonco