Vendimet e reja që miratoi Këshilli Bashkiak i Kamzës

Vendimet e reja që miratoi Këshilli Bashkiak i Kamzës

10:51, 23/01/2017
A+ Aa A-

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak për muajin janar, u miratuan disa vendime me impakt të ndjeshëm social për qytetarët e Kamzës. Mes projektvendimeve që u paraqitën për votim përpara këshilltarëve të qytetit të Kamzës, bënin pjesë projektvendime me anë të cilave bëhet e mundur ndihmesa e shtresave të familjeve në nevojë, ndihmesa për personat me aftësi të kufizuara, kompensimi për pagesën e energjisë elektrike, dhënia e bursave për nxënësit dhe studentët e Kamzës etj.

Kështu, nga ana e anëtarëve të Këshillit Bashkiak u miratua projektvendimi për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.1.2017; projektvendimi për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.1.2017 për personat me aftësi të kufizuara; projektvendimi për rastet e veçanta për muajin janar 2017; projektvendimi për dhënien e kompensimit të energjisë elektrike për muajin dhjetor 2016; projektvendimi për miratimin e dhënies së ndihmës financiare për familjen e z. Sokol Kol Qehaja; projektvendimi për miratimin e skemës për pagesën me këste të detyrimit të abonentëve të Ujësjellësit; projektvendimi për dhënien e bursave të shtetit nxënësve të viteve të para, të dyta dhe të treta për vitin mësimor 2016-2017; projektvendimi për dhënien e bursave të shtetit për studentët e viteve të para për vitin akademik 2016-2017 etj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco