Jo më receta me letër: nga 1 shkurti nis lëshimi i atyre elektronike

Jo më receta me letër: nga 1 shkurti nis lëshimi i atyre elektronike

09:20, 23/01/2017
A+ Aa A-
Duke nisur nga 1 shkurt mjekët nuk do të lëshojnë më recetë mjekësore në letër, por përshkrimi i medikamenteve me të cilët do të trajtohet pacienti që ata vizitojnë do të kalojë menjëherë online në farmaci.

Mjeku pajis pacientin me një kod që përbëhet nga 5 karaktere dhe me këtë kod pacienti i drejtohet farmacisë. Receta e tij, pra çka mjeku i ka përshkruar në recetë për sëmundjen që ka, identifikohet nga kodi 5 shifror që pacienti i paraqet farmacisë”, sqaron Tomo Thomo, drejtor i Përparimit Shëndetësor.

Receta elektronik vlen për pacientët të cilët ndjekin sistemin e referimit ,pra vizitohen tek mjeku i familjes apo specialisti në sistemin shëndetësor publik. Recetat elektronike sipas Thomos do të bëjë më transparente lëshimin e tyre për barna të rimbursueshme si dhe protokollet e mjekimit. 

Receta elektronike u aplikua si projekt pilot në Durrës dhe tanimë do të fillojë në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco