FOTO/ Kuzhinieri durrsak që i bën të ëndërrojnë italianët e Rivierës

FOTO/ Kuzhinieri durrsak që i bën të ëndërrojnë italianët e Rivierës

08:29, 23/01/2017
A+ Aa A-

Timi dhe Flora, një çift durrsakësh, që në vitin e largët 1991 mbërritën në Itali si refugjatë të drobitur, të sapo larguar nga Shqipëria komuniste, sot kanë realizuar ëndrrën e tyre në qytezën italiane të Finale Liguria-s. Timi sot është jo vetëm një shef kuzhine i famshëm në tërë zonën, por edhe pronar i një restoranti luksoz me nam të mire, i frekuentuar nga klientela më e zgjedhur italiane. Restoranti quhet “Il Sogno”, (“Endrra” në shqip). Ky restorant është ëndrra e bërë realitet e 2 durrsakëve të mirë, të urtë e shumë punëtorë.

Shef Timi ka koleksionuar disa çmime në fushën e gastronomisë. Ai ka fituar çmimin e parë në Festivalin e XXV-të të kuzhinës së rajonit Varazze. Në 2013, pjata e Timit barbunj të fërguar me presh të shërbyer me krem patatesh dhe domate të kombinuara me ullinj të mbushur fitoi çmim nderi në Festivalin e gastronomisë në Massa Carrara, ndërsa në vitin 2012, një tjetër pjatë “shpikje” e shef Timit fitoi çmimin “Ferrer Manuelli L’Oste di prua” shkruajnë mediet italiane.

    Restoranti “Il Sogno” i Timit dhe Florës ofron kryesisht pjata me peshk dhe prodhime deti të freskëta, të kapura nga peshkatarët liguras. Për qejflinjtë e pjatave me bazë mishi, shef Timi, gjithsesi, ruan surpriza të këndshme.

    Durrsaku i mirë Timi dhe bashkëshortja e tij Flora sot nuk janë thjesht burim krenarie për komunitetin të cilit i përkasin, por për të gjithë durrsakët. Ata janë shqiptarët tipikë, që me shumë punë e djersë kanë realizuar ëndrrën e tyre italiane. Për çiftin durrsak, proverbi italian “Dalle stalle alle stelle” mund të përkthehet nga refugjat i mjerë në kalatat e portit të Brindizit në pronar restoranti e shef i mirënjohur kuzhine në Rivierën e famshme italiane.Gjergj Thanasi//Portalidurreslajme

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco