Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Të gjitha akset rrugore sot,  të kalueshme

Të gjitha akset rrugore sot, të kalueshme

10:36, 20/01/2017
A+ Aa A-

Emergjencat Civile njoftojnë se sot të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme dhe, disa akse rurale, pjesërisht me zinxhirë. Konkretisht:

QARKU DIBËR

Në qarkun e Dibrës i vetmi aks i bllokuar është Peshkopi - Lurë. Ndërkohë asket rrugore Ura e Çerenecit – Steblevë; Lurë - Rrëshen, në vendin e quajtur Kraj – Lurë; Skuraj - Burrel - Qafë Bualli; Qafë Bualli – Krastë; Qafë Bualli – Peshkopi; Pashkopi - Kala e Dodës (Vasie); Muhur - Draj Reç; Qafë Bualli – Krastë; Ura e Çerenecit - Ostren – Trebisht; Ura e Qytetit – Zerqan; Klos – Xibër; Burrel-Macukull janë të kalueshëm me zinxhirë.

QARKU LEZHË

Në qarkun e Lezhës të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.

Vetëm fshatrat Nenshejt dhe Lajthizë të Njësisë Administrative Orosh vazhdojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e dëborës.

QARKU SHKODËR

Aktualisht në shkallë Qarku nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Akset rrugore të bllokuara janë: Qafë Thore - Theth ; Kryezi - Iballë (Fushë Arrëz), po punohet për hapjen e tyre.

Ndërsa akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë: Tamarë – Vermosh; Hadroj - Qafë – Benë; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Fierz ; Fushë Arrëz - Qafë Shllak; Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrëz; Bardhet – Kryezi; Shkodër - Bregu Lumit – Theth ; Laç Vau Dejës - Qafë Çelë – Pukë ; Iballë - Bardhet

Probleme me energjinë elektrike kanë disa fshatra në Njësinë Administrative Pult dhe Temal

QARKU KUKËS

Akset rrugore kombëtare Kukës, Has dhe Tropojë janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Ndërsa akset rrugore të bllokuara në bashkinë Kukës janë ata të Njësisë Administrative Arrën, me gjithë fshatrat përbërës dhe Njësisë Administrative Topojan.

Në bashkinë Tropojë të bllokuara mbeten akset rrugore të Njësisë Administrative Lekbibaj, me fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj; të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, me fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj si dhe të Njësisë Administrative Bujan, me fshatrat Lëkurtaj e Selimaj.

Po punohet për hapjen e këtyre akseve rrugore, për lidhjen e fshatrave me qendrën.

QARKU KORÇË

Akset  rrugore kombëtare  qarkullohen pa zinxhirë.

Akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë Korçë – Dardhë; Korçë - Voskopojë; Ersekë – Leskovik; Liqenas - Dogana – Goricë; Korçë - Dogana – Kapshticë.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco