VIDEO – E trishtë/ Historia e burrit që vdiq duke kërkuar pensionin

VIDEO – E trishtë/ Historia e burrit që vdiq duke kërkuar pensionin

21:05, 19/01/2017
A+ Aa A-

Emisioni BOOM në Rtv Ora News, ka shqyrtuar kalvarin gjyqësor me vite të një shtetasi për të marrë pensionin siç i takon dhe për fat të keq, pas 19 vitesh orvatje në dyert e gjykatave, shtetasi Rustem Brahimlika ka ndërruar jetë përpara tre muajve, duke mos arritur të merrte pensionin e plotë si punonjës i kategorisë së parë.

Ai e fitoi çështjen kundër Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Gjykatën Administrative, por ISSH-ja e dërgoi çështjen në Apelin Administrative, ku edhe dosja ndodhet ende e pa shqyrtuar.

Avokati i tij Idajet Beqiri ka rrëfyer për mikrofonin e BOOM kalvarin e burrit që prej vitit 1993 e deri më tani.

Idajet Beqiri, avokat: Kemi të bëjmë me një person, i cili i lindi e drejta për të marrë pensionin e pleqërisë, Rustem Brahimlikës, në vitin 1993. Sigurimet Shoqërore, pasi librezën e punës i kanë lidhur pensionin, sikur ky të ishte një punonjës i thjeshtë, të bënte një punë të rëndomtë.

Me një pagë 4 mijë lekë të vjetra në atë kohë, ndërkohë që ky nuk ishte punonjës i kategorisë së dytë siç e konsideruan, por punonjës i kategorisë së parë. Nga viti 1993-2012, nuk ka lënë letër pa bërë në të gjitha institucionet e këtij shteti dhe nuk arrinte dot ta zgjidhte problemin.

Në vitin 2012 ka ardhur tek unë. I kërkuam Gjykatës së Shkallës së Parë, që t’i njihej paga 7500 lekë të vjetra të asaj kohe, çka do të thotë dyfishi i asaj që i kishin lidhur pensionin. Mbasi bëmë gjyqin për t’ia njohur këtë pagë, Gjykata e Shkallës së Parë shpalli in-kompetencën, pasi tha se është çështje administrative. Për rrjedhojë, shkuam në Gjykatën Administrative. E fituam gjyqin në Shkallën e Parë dhe këtij personi, Rustem Brahimlika i takonte të merrte dyfishin e pensionin.

ImageRasti i pensionistit të regjistruar në Apel

Ata e çuan në Gjykatën e Apelit, në kalendat greke, me qëllim që ta zvarrisin sa më shumë dhe ta torturonin edhe disa vite sa më shumë. Tipike diskriminim, çështje për ta ndjekur penalisht. E merr Gjykata Administrative, është në sistem. Është regjistruar për t’u gjykuar çështja më datën 09.12.2014, dhe deri më sot çështja nuk ka përfunduar. Nuk është caktuar ende data e gjykimit. Çfarë ka ndodhur do të thoni juve? Ka ndodhur ajo që nuk mund të pritej, ajo që të pikëllon në shpirt; ky njeri para tre muajve vdiq.

Gazetarja e BOOM tek Gjykata e Apelit Administrativ për rastin e të ndjerit

Gazetarja e BOOM: Ndodhemi pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Kjo është gjykata që u ngrit pak vite më parë për të mos zvarritur proceset gjyqësore. Rreth 12 mijë çështje qëndrojnë stok pa u gjykuar që nga momenti që është hapur. Pjesë e këtyre dosjeve është edhe personi që ka ndërruar jetë pa siguruar të drejtën e personit.

Gazetarja: Donim të sillnim një rast tek ju të një personi, i cili ka pasur një çështje këtu të regjistruar në 2014-n dhe ai ka humbur jetën para tre muajsh. Është përcaktuar relatori që në 2014, por nuk ka ardhur momenti që të shqyrtohet.

Sekretarja e kryetarit: Unë nuk jam e autorizuar, por këtu gjykimi bëhet në dhomë këshillimi. Dhe përderisa personi ka ardhur dhe ju ka vënë ju në dijeni në televizion, ai duhet të paraqiste një kërkesë në gjykatë të vinte në dijeni.

Gazetarja: Po ai njeri ka vdekur.

Sekretarja e kryetarit: Familjarët, trashëgimtarët e tij ligjorë duhet ta bënin një kërkesë për kalim procedural dhe çdo gjë zgjidhet sepse gjykata nuk e di që ky ka vdekur, duke qenë se gjykimi bëhet në dhomë gjykimi. Duhet çelur dëshmia e trashëgimisë dhe të vërë në dijeni edhe Gjykatën.

/Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco