Pranimet në universitet, ja kriteret për t’u regjistruar në UT

Pranimet në universitet, ja kriteret për t’u regjistruar në UT

17:00, 17/01/2017
A+ Aa A-

Maturantët që duan të ndjekin një nga degët e Universitetit të Tiranës kanë nga sot të publikuara kriteret e pranimit për çdo fakultet. Kriteret janë bazuar në kurikulat e shkollës së mesme, duke i dhënë peshë mesatares aritmetike te punës së tre viteve.

“Komponent tjetër është mesatarja e grup lëndëve sipas programeve të studimit. Janë edhe provimet e maturës shtetërore në disa programe studimi. Përbërje kryesore janë lëndës e kurrikulës bërthamë që zhvillohet në arsimin e mesëm,” është shprehur rektori i UT-së Mynyr Koni.

Ndryshe nga një vit më parë fakulteti i gjuhëve të huaja ka vendosur që pranimet ti bazojë vetëm tek mesatarja e tre viteve plus provimet e maturës. Fakulteti i Histori Filologjisë e ka ndarë  80% të vlerësimit për mesataren e tre viteve dhe 20% për provimet e maturës. Shkencat e natyrës, fakulteti ekonomik dhe shkencat sociale i kanë lënë 50% mesatares së tre viteve ndërsa kanë përfshirë edhe grup lendet sipas fakulteteve./Tv Klan

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco