Reshjet e borës/ Ministria e Transportit: Shmangni lëvizjet deri në normalizimin e situatës

Reshjet e borës/ Ministria e Transportit: Shmangni lëvizjet deri në normalizimin e situatës

22:08, 11/01/2017
A+ Aa A-

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar pas reshjeve të dendura te dëborës që kanë mbuluar akset në Shqipërinë e mesme.

“Duke qenë se ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimin e situatës”, apelon ministria.

Gjithashtu, MTI u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirë.

“Gjithë strukturat janë angazhuar maksimalisht për të kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, njofton ministria.

Ndërkohë, Policia Rrugore njofton grithe drejtuesit e automjeteve që lëvizja nga Tiranë -Durrës  të kryhet me zinxhirë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco