Fshatrat e Pukës prej 1 jave të izoluara nga reshjet e borës

Fshatrat e Pukës prej 1 jave të izoluara nga reshjet e borës

19:54, 11/01/2017
A+ Aa A-

Prej një jave fshatrat e rrethit të Pukës kanë qenë të izoluara për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave.

Kreu i PD në Pukë, Prel Gjoni ka denoncuar këtë situatë dhe akuzon organet shtetërore për mosreagim.

Situata problematike është në fshatrat Qaf- Mungu, Bushat, Midhe, Ukth, Milor, Qerret i vogël, Koderbojë,njësia administrative Qelez.

Po keshtu dhe fshatrat Levoshe, Berishe, Sapaq, Arap, lagjet e Iballës, Qyqesh, Vlash, Majsa njësia Administrative Iballe. E njëjta situatë është edhe në fshatrat Kokdode, Aprripe, Bugjon, Gralisht, Qafë-Kuqe, Miliska si dhe fshatrat Qaf-Mali, Lum-bardhë, Tuç, Orosh, Lumardh, Micojte bashkisë Fushë-Arrëz. E njëjta gjendje për fshatrat Kimëz, Mesul, Rras, Kushnen, Buhot, Kabash të Bashkisë Pukë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco