Shënohet viktima e tretë nga epidemia e gripit

Shënohet viktima e tretë nga epidemia e gripit

18:44, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e gjendjes gripale që është përhapur në vend. Rasti konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas saj, viktima është 73-vjeçari me iniciale Z.R, nga Kukësi.

I moshuari ishte shtruar për mjekim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2.

73-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ky është rasti i tretë i konfirmuar i vdekjes si pasojë e gripit, pas dy rasteve më 5 janar të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco