FOTO/ Italianët rindërtojnë për së dyti Tiranën

FOTO/ Italianët rindërtojnë për së dyti Tiranën

10:45, 11/01/2017
A+ Aa A-

Miratohet plani i ri master, zhvilluar nga një konsorcium italo-gjerman: kryeqyteti shqiptar, plani urban i të cilit është hartuar në vitin 1925 nga një tjetër italian, do të jetë i rrethuar nga një pyll orbital, do të ketë dy pista biçiklete, një oaz natyral dhe fasha gjelbërimi rreth kanaleve ujore. Po ashtu edhe 20 shkolla të reja publike.

Në fund, ndoshta asgjë nuk është e rastësishme. Riorganizimi urban i Tiranës kthehet në duart e një italiani. I takon arkitektit Stefano Boeri detyra që në vitin 1925 ishte e Armando Brasinit.

Image

Tirana e viteve 1930

Kaosi i viteve të fundit

Një kryeqytet që me kalimin e viteve është mbipopulluar me ndërtesa dhe njerëz në mënyrë kaotike dhe nxitimthi, për një kohë ‘i zbutur’ nga ngjyrat e ndezura të pallateve të kërkuara nga Edi Rama, në atë kohë kryebashkiak dhe tashmë kryeministri socialist. Por në përgjithësi gjithçka ka mbetur aty, plot me rrugë aksidentale dhe pasazhe të pakuptueshme, një qendër fashiste arkitektonike e rrethuar gjithnjë e më humb nga gradaçela dhe një periferi e pashpirt ku që nga rënia e regjimit komunist janë shtuar vendbanimet, baraket, kapanonet dhe konfuzioni.

Image

Konsorciumi

Ditët e fundit të vitit 2016, Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi planin e ri rregullues të qytetit, zhvilluar nga arkitekti italian Stefano Boeri, së bashku me studiot Unlab dhe Ind: konsorciumi italo-gjerman ka fituar një vit më parë konkursin ndërkombëtar të qeverisë shqiptare pas reformës administrative që reduktoi numrin e komunave në të gjithë vendin.

Plani i riorganizimit(edhe konceptual) i kryeqytetit të quajtur “Tirana 2030”, përfshin edhe lidhjet me aeroportin e vetëm të vendit dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbimet publike, zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq shumë i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish ministri i qeverisë Rama, tani kryebashkiaku i qytetit, që pretendon të kthehet në qeveri si kryeministër.

Image

TR030, atlasi i qytetit

 

Plani i ri

Plani rregullues i Boerit ka si qëllim të bllokojë zgjerimin e mëtejshëm të kryeqytetit. Kështu lind ideja e një “pylli orbital” me 3 milionë pemë të reja dhe bllokimin e pushtimit të mëtejshëm të tokës bujqësore dhe natyrore.

Image

Prezantimi i Boerit, pikërisht për pyllin orbital

 

Oazet dhe rripat e gjelbërta

Pothuajse 100 vjet pas idesë, së paku në Tiranë, do të shtohen hapësirat e gjelbërta, shërbimet dhe hapësirat publike. Në projektin e Boerit, përfshihet krijimi i dy ‘unazave’ për biçikleta, një oaz natyror rreth liqenit dhe shirita të reja të gjelbërta rreth kanaleve ujore. Po ashtu ndërtimi i 20 shkollave të reja publike, një shesh i madh që do të bëhet në mënyrë për të krijuar një rrjet të qendrave mini-kulturore dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Image

Skema e qytetit në një pasqyrim

Stadiumi i ri

Në pak vite, kryeqyteti do të ketë një fytyrë të re. Por gjithnjë e më shumë i stilit italian. Nuk është rastësi që hapja e dritës jeshile për planin rregullues të Boerit, vjen disa muaj pas dritës jeshile për një tjetër projekt, atë të realizimit të stadiumit të ri Kombëtar të futbollit, të nënshkruar nga toskanët e ARCHEA Associati.

Kryeministri beson shumë, prezenca e shqiptarëve për herë të parë në histori në finalen e Europianit në Francë 2016, i dha shtysë për ambiciet sportive të vendit. Vend që po nxiton të rikuperojë kohën e humbur për një gjysmë shekulli gjatë sundimit komunist. Dhe që aspiron të anëtarësohet në BE. Pavarësisht kohës dhe rrymave. Marrë nga Corriere della Sera, përshtati Syri.net

Image

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco