FOTO/ Temperaturat ekstreme, ngrijnë lumenjtë në Shqipëri

FOTO/ Temperaturat ekstreme, ngrijnë lumenjtë në Shqipëri

20:53, 10/01/2017
A+ Aa A-

Temperaturat ekstreme të ditëve të fundit, të shoqëruara me reshje bore e ngrica në gjithë vendin, kanë sjellë edhe ngrirjen e disa lumenjve në vendin tonë.

Lumi Fan i Madh ka ngrirë totalisht dhe në zona të caktuara ngrica ka krijuar pista akulli.

Temperaturat nën zero që kanë shoqëruar vendin gjatë këtyre ditëve kanë ngrirë edhe sipërfaqe të mëdha të lumit Kir, në Bashkinë Shkodër dhe disa prej njësive administrative të saj. Për banorët e zonës kjo është një ngjarje e rrallë, pasi prej 32 vitesh nuk mbahet mend një fenomen i tillë. Nga ajo që mbajnë mend banorët e zonës, një situatë e tillë ka ndodhur vetëm gjatë viteve ’60 dhe në dimrin e vitit 1985.

Sipas asaj që thonë banorët, sipërfaqja më e madhe e ngrirë deri tani është në afërsi të Urës së Mesit në njësinë administrative Postribë, ndërsa segmentet me ngrica të pjesshme janë të pranishme deri në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu edhe në Lezhë, ujërat e lumit Drin kanë ngrirë, aq sa mbi shtresën e akullit mund të qëndrojnë edhe njerëzit.

Edhe në një pjesë të lumit Osum në Berat, ka nisur formimi i shtresave të akullit, një fenomen ky i pazakontë sipas banorëve të zonës.

/ata/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco