Vajza italiane i shkruan gazetarit shqiptar e shqetësuar: Keni mbyllur shkollat nga frika e ISIS?

Vajza italiane i shkruan gazetarit shqiptar e shqetësuar: Keni mbyllur shkollat nga frika e ISIS?

19:47, 10/01/2017
A+ Aa A-

Në mediat italiane është përfolur gjerësisht gjatë këtyre ditëve për lidhjet e ISIS me shqiptarët. Ndërsa mbyllja e shkollave dhe kopshteve në vendin tonë për shkak të gripit dhe temperaturave të ulëta, ka ngjallur panik të panevojshëm në Itali.

Gazetari i News24 në Vlorë, Enrik Mehmeti ka publikuar një bisedë me një mikeshën e tij italiane e cila i ka shkruar SMS se çfarë po ndodh në Shqipëri, dhe mbylljen e shkollave e lidh me frikën nga ISIS, e cila duket qartë që është dezinformuar.

“Një shoqe italiane më shkruan e shqetësuar se çfarë po ndodh në Shqipëri me mbylljen e shkollave, pasi mediat italiane janë duke transmetuar edhe një lajm se qendra e ISIS në Ballkan është Shqipëria dhe po krijohet një ide se po ndodh diçka....Punë e vështirë sqarimi...”, - shkruan gazetari Enrik Mehmeti në Facebook.

Italiania e pyet përse janë mbyllur shkollat dhe përse janë anuluar fluturimet, ndërsa gazetari e sqaron se janë mbyllur vetëm shkollat dhe fluturimet nuk janë anuluar, për shkak të motit të keq dhe gripit.

“Çfarë lloj gripi është”, e pyet vajza, ndërsa Enriku i tregon se grip i zakonshëm.

“Po tek ne është gjysma e vendit e prekur nga gripi. Çfarë lidhje ka gripi me mbylljen e shkollave”, pyet vajza me të drejtë.

Mediat italiane vazhdojnë të shkaktojnë panik tek njerëzit me artikujt që publikojnë, të cilat e quajnë Shqipërinë si qendër të ISIS.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    HERMES10/01/2017 20:23

    Edhe ju e niset mire ne fillim, por tani skeni me cilsi lajmi, jo çdo gje perben lajm. Gazetari por nuk hulumtoj vet e investigoj vet nuk ka te ardhme. Nuk mundet te mbeshtetesh gjithmon te perkthimi lajmit te huaj, se beheni vetem jehone e qellimeve te treteve. Breaking news po jam dakord por jo thashetheme.

    Shto koment

    Denonco