VIDEO/ Pas 32 vitesh, ngrin Narta: ‘Peshqit dhe zogjtë kanë ngordhur’

VIDEO/ Pas 32 vitesh, ngrin Narta: ‘Peshqit dhe zogjtë kanë ngordhur’

17:05, 10/01/2017
A+ Aa A-

Laguna e Nartës ka ngrirë. Ky fenomen konsiderohet i rrallë pasi në sipërfaqen prej 42 km katrorë të saj kjo nuk ndodh prej 32 vitesh. Peshkatarët  kanë çarë akullin gjatë mëngjesit për të mbledhur peshkun e ngrirë.

“As ka ndodhur si sivjet. Në ‘65 ka ndodhur pak, por u shkri shpejt. Sivjet ka ngrirë komplet, ka ngrirë edhe peshku brenda”, thotë një banor i zonës.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë bërë që edhe një depo uji që ndodhet në kullën në hyrje të fshatit Seman të ngrijë. Si pasojë rreth 3 mijë banorë të fshatit Seman nuk po furnizohen me ujë. Banorët po mundohen vetë të gjejnë zgjidhje.

“Kemi një javë pa ujë. Me puset që kemi, por furnizohemi. Kemi rreth 1 javë që nuk kemi ujë nëpër çezma. Ujin e pijshëm e marrim me bote”, thonë banorët.

Ata që kanë puse  në oborret e shtëpive e nxjerrin me kova sepse pompat nuk punojnë, ndërsa dhe këtu kanë ngrirë tubacionet. Për të pirë furnizohen nga autoboti, por problem mbetet sigurimi i ujit për bagëtitë. /Top Channel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco