Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gazetari me inicialet ‘iPhone 7’ raporton: Sherr mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit

Gazetari me inicialet ‘iPhone 7’ raporton: Sherr mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit

14:13, 10/01/2017
A+ Aa A-

Policia bashkia dhe ajo e rendit po bëjnë gara me njëra-tjetrën se kush gjen sa më shumë endacakë rrugëve dhe i strehon. Kjo ka rënë në sy edhe me njoftimet që bën bashkia e policia.

Por gazetari Flamur Vezaj ka vendosur që të bëjë një ironi në lidhje me garën e hapur mes dy policie.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

LAJMI I FUNDIT nga "Fronti i se Keqes":

Policia e shtetit dhe Policia Bashkiake perplasen fizikisht ne Tirane! Incidenti, mesohet se ka ndodhur ne zonen e njohur si "Xhamlliku" ne kryeqytet. Shkak, per kete incident, qe doli "fitues" policia e shtetit, u be gjetja e nje te "pastrehu" ne kete zone! Deshmitaret thone, se policia e rendit pretendonte se ishin njoftuar ata te paret nga qytetaret ne numrin pa pagese "112" dhe i takonte atyre marrja dhe strehimi i te "pastrehut" ne Komisariat. Ndersa punonjesit e Policise Bashkiake, pretendonin se i "pastrehu" ishte banor i Tiranes dhe i takonte atyre strehimi i tij ne nje qender sociale, ku do e priste Lali Eri me supe te ngrohte, batanije leshi dhe nje foto per FB. Perfundimisht, i "pastrehu", duke pare zenkat mes tyre qe po dilnin jashte kontrollit, vendosi "veton" se me ke do ikte. Dhe keshtu ai zgjodhi policine e rendit, me arsyetimin se policia bashkiake dhe Lali Eri, pasi te ngrohet koha do ta linin perseri ne rruge! Vec kesaj, thane deshmitaret, ai i kishte thene efektiveve te rendit, se policia bashkiake, i kishte sekuestruar karrocen e mbledhjes se kanaqeve dhe nuk e lejonte te mblidhte hekurishte, duke i heq keshtu edhe ata pak leke qe fitonte per buken e gojes!

#na_mbyti_hipokrizia#

P.S. Batuta e huazuar, nga njeri qe kishte perfituar "Iphone7" e si takon te flas :-)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco