VIDEO/ Si përfundoi endacak kuzhinieri nga Durrësi: Jam rritur me Dakon, po tani s'na përfill fare

VIDEO/ Si përfundoi endacak kuzhinieri nga Durrësi: Jam rritur me Dakon, po tani s'na përfill fare

07:44, 10/01/2017
A+ Aa A-

60 vjeçari Irakli Karaj është durrsak i vjetër dhe i njeh mirë të gjithë bashkëqytetarët e tij. Fati është treguar më shumë se mizor në moshë të pleqërisë me të. Karaj është braktisur nga familjarët, është i divorcuar, ndërsa një vit më parë pa humbur vendin e punës si kuzhinier.  

Ai është njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet. I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta atë e shpëtoi policia, e cila erdhi dhe e mori nga stolat e stacionit të autobuzit dhe e dërgoi në spital.  

60 vjeçari u strehua në spital gjatë natës, ndërsa tregon edhe takimin e tij të fundit me Benin, endacakun 38-vjeçar nga Durrësi, viktimën e parë nga i ftohti polar i këtyre ditëve.

“Atë ditë që vdiq erdhi e më dha një mijë lekë Beni i shkretë. Nuk do ta harroj kurrë se e kishte shpirtin të mire” thotë Karaj. 

Durrsaku Karaj ka një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve që si ai që nuk kanë asnjë mbështetje, shkruan portali Durreslajm.

“Jam rritur me Vangjush Dakon, e kam pas komshi. Por nuk na përfill fare…”mbyll rrëfimin e tij Karaj. Zyrtarisht në polici pohuan se të gjithë endacakët policia nuk i lë të flejnë rrugëve dhe ia dorëzon bashkisë, që në këtë rast është spitali rajonal Durrës.

Deri tani, bashkia e Durrësit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco