Tirana sërish pa drita, OSHEE: Ja zonat ku do ndërpritet energjia

Tirana sërish pa drita, OSHEE: Ja zonat ku do ndërpritet energjia

20:23, 19/12/2016
A+ Aa A-

OSHEE ka njoftuar se disa zona të Tiranës do të jene pa drita në orët në vijim si pasojë e riparimeve që do të bëhen në nënstacionin e Farkës.

Për shkak të riparimit të një pjese të N/stacionit Farkë, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datën 20 Dhjetor 2016 (e Martë), nga ora 05:00 deri në 06:00 të mëngjesit, njofton Operatori i Shpërndarjes.

Zonat që mbeten pa energji elektrike në rrethin Tiranë, janë:

Zona vilave, fshati Lundër (ish-Komuna Farkë), pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG. E1.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco