VIDEO/ Tirana pushtohet nga kioskat me lejen e Veliajt, vihen në rrugët kryesore të kryeqytetit

VIDEO/ Tirana pushtohet nga kioskat me lejen e Veliajt, vihen në rrugët kryesore të kryeqytetit

19:31, 02/12/2016
A+ Aa A-

Kryeqytetit i Shqipërisë Tirana, po përjeton një fazë të re të kioskëzimit. Ato shihen pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pastrim i Lanës nga ndërtimet pa leje dhe kioskat e të gjitha përmasave janë puna me të cilën kryeministri aktual dhe ish-kryebashkiaku Edi Rama mburret edhe sot.

Por viti 2016 duket sikur na rikthen në kohë sapo shohim këto kioska të reja gri. E njëjta ngjyrë dhe i njëjti model është vendosur në pikat me më shumë lëvizje në Tiranë.

Madje në disa prej këtyre rrugëve duken të dubluara pasi janë vendosur përbri kioskave të vjetra të cilat kryejnë më shumë funksione se të rejat.

Duket një formë e re kioskëzimi e qytetit por këtë herë e licencuar dhe e përqendruar vetëm në duart e atij subjekti që e ka fituar dhënien këtyre shërbimeve sic janë shitja e pijeve patatinave, cigare e çëmçakëzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco