Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Sateliti 9.4 ton do të përplaset mbi Europë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri

Sateliti 9.4 ton do të përplaset mbi Europë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri

14:05, 24/03/2018
A+ Aa A-

Stacioni hapësinor i Kinës që ka dalë nga kontrolli rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Inxhinierët parashikojnë se sateliti Tiangong-1 më në fund do të largohet nga orbita. Ka të ngjarë të bjerë diku rreth 30 marsit deri 3 prill, sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Bota ka qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi u bë e qartë se Kina kishte humbur kontrollin e saj.

 “Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.

Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës. Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapesires presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës.

Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj. Nuk përjashtohet mundësia që mbetjet toksike dhe ndotja e ajrit të prekin edhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi24/03/2018 21:01

Te lumte goja o Shaban, fjala jote ne vesh te Perendise, por une gjykoj se sateliti kinez mund te bjere ne ndonje vend tjeter dhe jo ne shtepine e mikut te tyre. Ed drama mund ta haje nga ndonje tjeter satelit, qe vjen nga perendimi ose Amerika, por duhet te presim edhe pak. Gjykimi hyjnor po vjen. Ai meriton me te keqen. Besoni ne profecine time, kjo do te ndodhe.

SHABAN LLESHI24/03/2018 14:26

ISHALLA BJEN NE SURREL DHE SHPETOJME

Shto koment

Denonco