IGJEUM: Filloi ulja e rrezikut të përmbytjeve në Shkodër, po bien prurjet

IGJEUM: Filloi ulja e rrezikut të përmbytjeve në Shkodër, po bien prurjet

11:46, 24/03/2018
A+ Aa A-

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të ketë rënie të prurjeve.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nënshkodrës do të jenë të larta, por do të vazhdojnë të ulen.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të nivele dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 mars 2018.

Pritet ulje nga rreziku i përmbytjeve në pjesën e Nënshkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të liqenit sot më 24 mars 2018.

Nga llogaritjet e IGJEUM ka kaluar piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut.

Për arsye të uljes se rrezikut nga përmbytja, është hequr shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në pjesën tjetër të territorit parashikohen nivele te larta por brenda kuotave kritike.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) priten reshje të dobëta, përjashtuar qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku reshjet do të jenë mesatare. Në disa qarqe reshjet do të shoqërohen në zona të kufizuara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet te bien kryesisht sot pasdite dhe nesër pasdite.
Në Veri në zonat malore priten edhe reshje në formë dëbore në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 15 °C
në vendet e ulëta: 4 / 15 °C
në vendet malore: -3 / 8 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.25) në bregdet deri e fortë.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco