Parashikimi i motit/ Ja çfarë do të ndodhë deri në fund të marsit, rrezik i lartë për...

Parashikimi i motit/ Ja çfarë do të ndodhë deri në fund të marsit, rrezik i lartë për...

10:38, 24/03/2018
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vijojë të ketë prurje të mëdha.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë të larta, por do fillojnë të ulen në fundin e ditës së sotme.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018.

Pritet akoma rrezik i lartë nga përmbytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje të larta në pjesët fushore të lumenjve.

TEMPERATURAT

E shtunë, dt.24, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

ERA

E shtunë, dt.24, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe në bregdet.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco