Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Situata në Shkodër alarmante, mijëra hektarë nën ujë, por ja ç’thotë ministrja e Ramës...

Situata në Shkodër alarmante, mijëra hektarë nën ujë, por ja ç’thotë ministrja e Ramës...

10:20, 24/03/2018
A+ Aa A-

Edhe pse ditën e sotme reshjet kanë pushuar situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të mbetet e pandryshuar.

Ministria e Mbrojtjes informon se janë 4888 ha tokë të nën ujë në bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që dje kjo  sipërfaqe ishte 5003 ha. Niveli i ujit është ulur me 10- 15 cm.

"Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti" informon sot ministria e Mbrojtjes.

600 efektive të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Shkodër që prej 5 Marsit me forcimin e argjinaturave, shpërndarjen e ushqimeve dhe ardhjen në ndihmë të banorëve për evakuim por dhe lëvizje.

Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi.

Janë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat.

Lidhur me situatën, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes rrjeteve sociale shprehet se niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër ka nisur të ulet, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijon të mbeten pa ndërprerje pranë banorëve.

Ajo ka shkruar në facebook se janë shpërndarë mijëra kg ushqime, ujë i pijshëm dhe koncentrat për bagëtitë, por shumë më tepër pritet të shpërndahen.

 “Ndërkohë që FA përforcuan argjinaturat e Pentarit dhe Casit bashkë me banorët, pushteti lokal të lërë propagandën boshe dhe të marrë përgjegjësitë e të bashkëpunojë për shpërndarjen e ndihmave te banorët, sipas nevojave, pa asnjë dallim”, ka shkruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skrapari24/03/2018 12:17

Coc na u duken verioret,perjashto muslimanet e veriut katoliket na dolen fiasko. Per te ardhur keq por turp I madh ti shkok pas nje llaci faci sic eshte Edvin Kristaq Rama.

tirana24/03/2018 10:46

Kjo bande qeveritare tallet pa meshire me Shkodren e veriun ne teresi. E fyejne, e poshterojne, tallen, i vjedhin votat. Kane pajtuar disa merecenare beriore banfite e trafikante per te percare veriun. Zgjodhen disa kriminele e injorante si turpin e veriut ne parlament: Frroku, Ndoka, Prenga, Sterkaj, Ndreu etj, fatkeqesisht nga komuniteti katolik duke poshteruar komunitetin e gjithe veriun. Ndersa jugoret bandite i mbron e i promovon. Tahirin e mbron me vota ne parlament, kryebashkiakun e Lezhes e arreston ne mes te qytetit. Pse ka rene aq poshte krenaria veriore qe te tallet nje vlleho-sllav si Rama e nje vemje pederast si Bushati, i biri i nje krimineli? Permbytet Vlora e Fieri e gjithe burimet materiale shkojne atje kurse me Shkodren e veriun tallen.

Shto koment

Denonco