Ish-ministri pëson goditje në tru, ja gjendja shëndetësore

Ish-ministri pëson goditje në tru, ja gjendja shëndetësore

17:31, 23/03/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeveritë socialiste, Luan Hajdaraga, raportohet se ka pësuar një ishemi cerebrale (goditje në tru). Nga raportimet e para mësohet se ai ka pësuar rëndimin e gjendjes shëndetësore teksa ka qenë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës.

Mësohet se ndihmën e partë mjekësore, Hajdaraga e ka marrë në Prrenjas dhe më pas është transportuar drejt QSUT-së me një helikopter.

Hajdaraga ndodhet në në pavionin e Neurologjisë,  ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

Luan Hajdaraga është tërhequr nga jeta aktive politike prej disa vitesh, ndërsa mësohet se ai është një nga lektorët në një Universitet në Maqedoni. Sulmin në tru Hajdaraga e ka pësuar ndërsa kthehej në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali23/03/2018 23:02

Lakja ha shume. Edhe buke, edhe qofte, edhe .. Nuk diti te mbaje ane ndonjehere. Kercen sa kunder rames dhe pro Rames! Epo...

Shto koment

Denonco