Banorët e përmbytur të Shkodres tani duhet të përballen edhe me dëborën

Banorët e përmbytur të Shkodres tani duhet të përballen edhe me dëborën

10:53, 23/03/2018
A+ Aa A-

Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura.  Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.

 Në ujë janë 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.

 Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat, shkruan ora news.  

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75. Ndrkohë Pa mësim janë një pjesë e shkollave të Dajçit, ndërsa në Anë të Malit frekuentimi është i vogël. Shkarkimet nga HEC Vau Dejes vijojne me 1 mije meter/kub per sekond. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco