Rikthehet dimri, borë në të gjithë Kukësin

Rikthehet dimri, borë në të gjithë Kukësin

10:25, 22/03/2018
A+ Aa A-

I gjithë qarku i Kukësit në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar e erëra të forta.

Lartësia e borës në Tunel Kalimash është 7 cm,Qafë-Shllak 25 cm, Qafë-Tobli 5 cm,Qafë-Prushi 5 cm,Qafë-Luzhë 7 cm Qaf-Morinë 4 cm e Valbonë 50 cm.

Sa i takon qyteteve, në Kukës lartësia e borës është 4 cm, Bajram Curri 5 cm dhe Krumë 2 cm.

Akset rrugore nacionale që përshkojnë qarkun e Kukësit janë nën fenomenin e prezencës së borës e akullit.

Aktualisht të gjitha akset e tjera nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit funksionojnë normalisht.

Me zinxhirë qarkullohet aksi Kolsh-Qaf-Shllak.

 Edhe akset rrugore bashkiake janë nën fenomenin prezencës së borës e rënies.

I gjithë qarku ka marrë energji elektrike me defekte sporadike si pasojë e motit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco