Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

13:11, 21/03/2018
A+ Aa A-

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë alarmante. Shumë njësi administrative janë nën ujë, ndërsa banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm.

Pas deklaratës së Zv/Kryeministres, Senida Mesi, e cila ka thënë se nuk do ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi ministria e Mbrojtjes dhe ushtria kanë ndihmuar banorët, ka reaguar administratori i njësisë në Dajç, Gjovalin Darragjati, shkruan faxweb.

Darragjati ka thënë se kjo deklaratë është çnjerëzore, pasi argjinaturat janë të dëmtuara dhe shumë zona vijojnë të mbeten të bllokuara.

“Situata kritike, banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm dhe fëmijët pa shkollë. Deklarata e zv kryeministres Mesi nuk është njerëzore, çfarë presin për të shpallur gjendjen e emergjencës. Jemi në ditën më të keqe dhe janë dëmtuar argjinaturat. Mesazhi im për qeverinë , trajtojini këto njerëz si shqiptarë,”-ka thënë Darragjati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selim rroshi21/03/2018 15:49

Prisni ndonje kartoline nga gjatoshi se leke per ju nuk ka ai. I ka bere rrush e kumbulla me piktura betoni dhe me ppp. Karitja e Ahmetajt ska qe kurre rritje ndaj me keqardhje u them ndihmoni njeri tjetrin ne rast fatkeqsie sic kemi bere ne shekuj. C mund te prisni nga nje aventurier qe dhe trute ja konsumuar droga e qe mbijeton vetem se ska aopozite. Me vjen keq qe zoti denon shqiptaret si juve po ndoshta ka te drejte se vete e shitem voten si popull e i dhame tepsine ktij gjatoshit. Ky as e pjek as e djeg tepsine e mban kot e tani i ka zene myk tepsia.

Shto koment

Denonco