Media botërore: Në Shqipëri 70 % e më të varfërve të përjashtuar nga ndihma sociale

Media botërore: Në Shqipëri 70 % e më të varfërve të përjashtuar nga ndihma sociale

17:27, 16/03/2018
A+ Aa A-

Portali në gjuhën frënge Le Courier des Balkans boton shkrimin me titull “70 përqind e më të varfërve të përjashtuar nga ndihma ekonomike”.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, 70 përqind e familjeve shqiptare më të varfëra janë mbajtur jasht sistemit të ndihmës sociale. Ndërkohë që Shqipëria është një nga vëndet europiane që ka numrin më të lartë të personave që jetojnë poshtë pragut të varfërisë.

Sipas autorit të shkrimit, Louis Seiller, 53 mijë familje shqiptare janë të përjashtuara nga sistemi i ndihmës sociale. Kjo është një shifër e publikuar në një raport të Bankës Botërore mbi modernizimin e mekanizmave të solidaritetit publik. Sipas këtij raporti 10 përqind e familjeve shqiptare jetojnë nën nivelin e varfërisë. Pensionistët, të papunët, invalidët dhe disa përfaqësues të minoriteteve etnike bëjnë pjesë në kategorinë e të varfërve.

https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-70-des-plus-pauvres-exclus-des-aides-sociales

Syri.net/ 16Mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco