Plane për fundjavën? Njihu me parë me surprizat e motit

Plane për fundjavën? Njihu me parë me surprizat e motit

17:02, 16/03/2018
A+ Aa A-

Shirat priten të jenë prezent të territor gjatë fundjavës.

Meteorologët parashikojnë që të shtunën, deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu - Qendra por me shira të dobët në Veri. Pjesa e dytë e ditës fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug - Qender. Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.

Të dielën, vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër, parashikon “Meteoalb”. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 - 25°C por e diela sjell rënie me 3 - 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco