FOTO/ Nesër festohet Dita e Verës, por vijnë lajme të këqija nga moti. Ja si do jetë Tirana e Elbasani

FOTO/ Nesër festohet Dita e Verës, por vijnë lajme të këqija nga moti. Ja si do jetë Tirana e Elbasani

11:58, 13/03/2018
A+ Aa A-

Nesër shqiptarët festojnë Ditën e Verës, e cila festohet në të gjithë Shqipërinë. Por moti duket se këtë herë nuk do të jetë i mirë.

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Elbasan, Tiranë dhe Shkodër do të ketë reshje intensive.

Parashikimi i motit

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarkun Shkodër dhe Elbasan reshjet priten të jenë mesatare dhe lokalisht intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Temperaturat

Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: 1 / 10 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër  era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE  DHE  HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna, por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore të territorit.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco