Ministria e Brendshme njofton për vende të reja pune, ja si të aplikoni

Ministria e Brendshme njofton për vende të reja pune, ja si të aplikoni

19:39, 23/02/2018
A+ Aa A-
Nisin aplikimet për të qenë pjesë e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e kësaj strukture, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Me qëllim përzgjedhjen e ekspertëve në të mirë, njoftohen të gjithë personat e interesuar të aplikojnë. 

Agjencia, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara në aktin nënligjor përkatës. Struktura e re që do të ngrihet, do të ketë 5 nivele punonjësish, që nisin nga Specialist, deri në Drejtor i Përgjithshëm.

KRAHAS KËRKESËS ME SHKRIM, TË INTERESUARIT DUHET TË BASHKËNGJISIN DOKUMENTET:
– Jetëshkrim;
– Fotokopje e diplomës;
– Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
– Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;
– Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

KANDIDATI I INTERESUAR DUHET TË PLOTËSOJË KRITERET:
– diplomë në Shkenca Ekonomike/Juridike;
– të përmbushë kriteret e përgjithshme të punësimit në Administratën Publike;
– të mos jetë përjashtuar nga Administrata Publike me masë disiplinore;
– të ketë përvojë pune në administratë publike;
– të ketë integritet të lartë profesional e moral;
*Përvoja në prokurime përbën përparësi për kandidatët;

EKSPERIENCA PUNE
Drejtor i Përgjithshëm: Të ketë jo më pak se 10 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 3 në nivel drejtues; Drejtor Drejtorie: Të ketë jo më pak se 7 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 2 në nivel drejtues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco