Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Temperatura të acarta dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë. Jepet alarmi për javët në vazhdim

Temperatura të acarta dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë. Jepet alarmi për javët në vazhdim

10:27, 23/02/2018
A+ Aa A-

Teksa pritet një ndryshim i madh i kushteve meteorologjike nga dita e shtunë, këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremet ditore.

Por motit te ngrohtë te këtyre ditëve do ti vijë fundi të shtunë të dielë, pasi një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës.

Kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

MeteoAlb, në vlerësimin e vetë paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Në përgjigje të interesit të komentuesve, Meteoalb shkruan:

Pritet të kemi temperatura ekstreme të njëjta me ato të një viti me pare, apo…?

Jo aq të uleta dhe zgjasin më pak ditë (vjet shënuan -19 zonat malore dhe zgjati rreth 3 javë).

Ky i ftohte do të sjellë reshje të dendura bore në të gjithë Shqipërinë?

Pothuajse në gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco