Tërbohet moti/ Rikthehet bora dhe i ftohti polar! Këtë herë edhe Tirana do të ...

Tërbohet moti/ Rikthehet bora dhe i ftohti polar! Këtë herë edhe Tirana do të ...

20:30, 22/02/2018
A+ Aa A-

Motit të ngrohtë të këtyre ditëve i vjen fundi të shtunën e të dielën pasi një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, njofton Meteoalb.

Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit europian duke zbritur në deri në Italinë qendrore dhe gjithë gadishullin ballkanik.

Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit, thekson Meteoalb.

Ndërkohë që pritet që të ketë reshje dëbore edhe në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco