Both: Ja çfarë do t'ju pyesin gjatë intervistës për shtetësinë amerikane

Both: Ja çfarë do t'ju pyesin gjatë intervistës për shtetësinë amerikane

13:57, 22/02/2018
A+ Aa A-

Çështje të Emigracionit: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve tuaja lidhur me intervistën për shtetësinë amerikane: 

Lexojmë një letër nga një lexues i yni.

“Unë  kam aplikuar për t’u bërë shtetas amerikan. Nuk kam qënë ndonjëherë në intervistë për këtë qëllim dhe jam i preokupuar sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Asnjë nga miqtë e mi nuk e ka kaluar këtë proces dhe udhëzimet janë konfuze. Ju lutem me jepni informacion për atë ditë që të jem i përgatitur shpirtërisht.

GG

Nju Jork, Nju Jork

Përgjigje:

Së pari, urime për vendimin tuaj për të aplikuar për shtetësinë amerikane. Është një hap i madh në jetën tuaj. Nëse  aprovoheni ju do të keni të drejtë të votoni. Vota juaj mund të ndihmojë imigrantët e tjerë në të ardhmen duke zgjedhur përfaqësues që reflektojnë pikëpamjet tuaja mbi emigracionin në këtë vend të madh.

Njoftimi për datën e intervistës, që ka të ngjarë të marrë disa muaj pas dorëzimit të Formularit N-400, do t’ju tregojë se ku dhe kur do të paraqiteni për intervistën e shtetësisë. Ne u sugjerojmë që të rishikoni me vëmendje formularin N-400 shumë kohë para intervistës dhe jo vetëm në momentin e pritjes për të hyrë në zyrën ku do zhvillohet ajo. Është ide shumë e mirë për t’i përsëritur pyetjet në shtëpi me dikë që di anglisht.

Nëse ka patur ndonjë ndryshim në jetën tuaj(pas ditës së dorëzimit të aplikimit) që duhet të ndryshohet në formular, duhet të jeni të përgatitur për të dhënë korrigjimet e sakta. Shumica e ndryshimeve nuk janë problem. Nëse u ka lindur një fëmijë tjetër,duhet  të njoftoni  emrin e saktë të fëmijës dhe të paraqitni një kopje të certifikatës së lindjes. Nëse keni marrë ndonjë udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara që nga koha kur keni dorëzuar formularin N-400, përgatisni një listë të datave të sakta dhe informacione të tjera që formulari kërkon për udhëtimet.

Duhet të siguroheni që asnjë nga këto udhëtime nuk e ka prishur vazhdimësinë e banimit tuaj në Amerikë.

Nëse keni ndryshuar punë sillni  me vete gjithashtu një letër nga punëdhënësi juaj me emrin dhe adresën e  saktë të tij. Dy ndryshime të veçanta në Formularin N-400 mund të kenë një ndikim serioz në shansin tuaj për të marrë shtetësinë amerikane:

-Nëse kohët e fundit jeni divorcuar  me personin që ju ka sponsorizuar për green card-ën .

-Nëse kohët e fundit jeni arrestuar ose keni bërë ndonjë gjë që do t’ju bëjë të ndryshoni përgjigjen tuaj  nga “jo” në “po” në pjesën e 5-të Formularit N-400 . Nëse njëra prej të mësipërmeve është e vërtetë, kjo mund të ndikojë jo vetëm në të drejtën tuaj për fitimin e shtetësisë amerikane, por edhe të drejtën tuaj për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. Bisedoni me  një avokat të emigracionit para se të shkoni për intervistë. Mirë është ta keni me vete edhe  avokatin. Në ditën e intervistës, avokati do t’i paraqesë intervistuesit të Emigracionit një dokument që vërteton se ai /ajo/  ju përfaqëson ju. Avokati nuk mund ta ndalojë zyrtarin e USCIS-it për  t’ju bërë pyetje të caktuara dhe gjithashtu ai nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve për ju. Nëse do të ketë ndonjë  problem ligjor në rastin tuaj që ju  nuk dini të merreni me të, si “nëse u ka ndodhur ndonjë incident me policinë  dhe,  nëse jeni divorcuar nga bashkëshorti që u ndihmoi të merrni green card-ën, apo në keni ndonjë arësye mjeksore  që u pengon të jeni në gjendje të mësoni anglishten, avokati do t’ju ndihmojë në shpjegimin dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Kur të shkoni në zyrën e USCIS për intervistë, do të kaloni një pikë kontrolli sigurie. Pastaj ndiqni udhëzimet për katin dhe zyrën e duhur. Zakonisht do t’ju kërkohet të prisni pak kohë, pasi emigracioni shpesh planifikon disa njerëz në të njëjtën kohë. Ne u sugjerojmë që të shkoni atje herët, për të mos humbur orarin. Jepini vetes kohë shtesë për ta realizuar intervisten atë ditë. Nëse nuk arrini të paraqiteni në kohë, USCIS, mund të vendosë të mbyllë dosjen tuaj .

Përfundimisht një përfaqsues i USCIS do t’ju thërrasë në zyrë e tij ku do të zhvillohet intervista. Ai zakonisht ulet pas një tavoline dhe  ju do të udhëzoheni për t’u ulur në anën tjetër të tavolinës. Intervistuesi do të shikojë të dhënat tuaja në ekranin e kompjuterit.

( Avokati juaj mund të jetë i pranishëm në zyrë me ju).

Intervista zakonisht fillon duke ju kërkuar që të ngrini dorën e djathtë dhe të betoheni se  do të thoni të vërtetën.
Zyrtari i USCIS do të vazhdojë me aplikimin tuaj me shkrim (Formularin N-400) dhe dokumentet që keni paraqitur. Ai do të bëjë pyetje të thjeshta nga forma, si “Emri yt ligjor” dhe “Cili është statusi juaj aktual martesor?” për të testuar anglishten tuaj dhe për të konfirmuar se informacioni që keni dhënë është i saktë.

Përfaqsuesi i USCIS do të vendosë nëse ju gëzoni  të drejtën për fitimin e shtetëssë amerikane. Informacioni dhe dokumentet që keni paraqitur mund të ngrenë shqetësime, veçanërisht nëse keni kryer krime ose keni bërë ndonjë gjë që mund të ndikojë në mendimin e intervistuesit për “karakterin tuaj moral”. Përfaqsuesi i Emigracionit mund të ketë informacione për ju ndryshe  nga ato që keni dhënë në aplikimin tuaj. Ju duhet të supozoni se USCIS di gjithçka për ju. Gjëja më e keqe që mund të bëni në një intervistë për shtetësinë  amerikane është të gënjeni intervistuesin ose të mbani fshehur ndonjë info. duke menduar se e vërteta do të dëmtonte shansin tuaj për shtetësinë. Shtetësia juaj mund të mohohet për arsye se nuk jeni i sinqertë gjatë intervistës. Nëse vërtet nuk e dini përgjigjen e një pyetje ose nuk mund të mbani mend, ia thoni këtë intervistuesit. Mos përpiqni të sajoni një përgjigje tuajën.

Testi i njohurive të gjuhës angleze fillon që  në momentin kur takoheni me përfaqsuesin e Emigracionit. Ai ose ajo, do të vëzhgojë aftësinë tuaj për të ndjekur udhëzimet (si: “Ju lutemi qëndroni në këmbë”, kur jeni duke u betuar për të thënë të vërtetën. Nëse nuk kuptoni ndonjë pyetje, është mirë që t’i kërkoni intervistuesit të riformulojë atë. Duke menduar për atë që zyrtari po thotë, mund të të biesh në vështirësi më të thella sesa të thuash thjesht: “Ju lutem , a mund ta përsëritni pyetjen  me  fjalë të tjera?”

Pastaj ai do t’ju kërkojë të shkruani një fjali në gjuhën angleze, të cilën do t’ua diktojë.

Intervistuesi do të nxjerrë deri në dhjetë pyetje nga lista e 100 të ofruara nga USCIS. Sapo të jeni përgjigjur në mënyrë korrekte gjashtë pyetjeve,  ai do të ndalet. Mendohet që  ta keni kaluar këtë pjesë të intervistës. Nëse nuk jeni në gjendje t’i përgjigjeni saktësisht gjashtë nga dhjetë pyetje, intervista do të ndërpritet dhe do të riprogramohet për një ditë tjetër.

Nëse gjithçka shkon mirë, përfaqsuesi i USCIS-it do t’u thotë se ju jeni miratuar dhe mund t’ju dorëzojë një copë letër që përmban informacion në lidhje me ceremoninë tuaj të betimit. Ndonjëherë ai mund të mos marrë vendim  fill pas intervistës, pasi mund të ketë nevojë t’i dërgoni ndonjë dokument tjetër. Ndonjëherë mund të ketë nevojë të marrë miratim nga shefi i tij, për shkak të ndonjë pasigurie që mund t’i krijohet.

Bëni siguri që  t’u përgjigjeni kërkesave  me sa  më shumë dokumenta e vërtetime. Nëse kërkesa për shtetësi  u refuzohet, duhet të merrni një letër që shpjegon arsyet, se pse.

Pas kësaj, ju mund të zgjidhni të apeloni ose thjesht të aplikoni përsëri.

Ne nuk sugjerojmë të ri-aplikoni nëse nuk e kuptoni pse u mohua aplikimi juaj i parë .
Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Inkurajojmë komentet dhe pyetjet tuaja. Ju falënderojmë për pyetjet tuaja të vazhdueshme dhe ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë pyetjeve tuaja sa mundemi në të ardhmen./Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco