Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile organizon protestë në Berat

Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile organizon protestë në Berat

12:15, 21/02/2018
A+ Aa A-

Shoqëria Civile ka organizuar një protestë në Berat për çështjen e detit. Përfaqësues të shoqërisë Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjere të vendit kanë protestuar sot në Berat për çështjen e detit, Çamërisë dhe hapjes së varreve të ushtarëve grek në Gjirokastër.

“Nuk jemi mbledhur këtu për partitë politike, por për një çështje të madhe siç është ajo e marrvëshjes për detin, u shprehën protestuesit. Aulon Kalaja,  njeri prej tyre u shpreh se kjo nuk është një portestë politike, por për një protestë partiotike.

“Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame. Qeveria pazarin e pare e nisi në Kretë, e vazhdo në Korçë, por në nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco