Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Shqipëria përsëri përballë një eksodi masiv

Shqipëria përsëri përballë një eksodi masiv

18:44, 20/02/2018
A+ Aa A-

Portali në gjuhën frënge Courier des Balkans i cili jep lajme për vendet e Ballkanit paraqet situatën e emigrimit të shqiptarëve në shkrimin me titull “Shqipëria përballë një eksodi të ri masiv të popullsisë së saj”.

Emigracioni legal apo klandestin, lotaria amerikane, nisja drejt Kanadasë apo vendeve të BE…Të gjithë statistikat konfirmojnë se Shqipëria është përballur këto vitet e fundit përsëri me një valë të eksodit masiv të popullsisë së saj. Vitet e fundit janë larguar nga vendi 330 mijë qytetarë. Kjo dukuri ka prekur më shumë këtë radhë të diplomuarit dhe për herë të parë në historinë moderne popullsia e vendit është zvogëluar.

330 mijë persona është një shifër më e lartë sesa popullsia e të gjithë qarkut të Fierit, i cili konsiderohet qarku i dytë me popullsinë më të madhe në vend. Këto shifra janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Shifra më e lartë e emigracionit është arritur në vitit 2017 me më shumë se 40 mijë vetë.

Syri.net/ 20 shkurt 2018

https://www.courrierdesbalkans.fr/L-Albanie-confrontee-a-un-nouvel-exode-de-sa-population

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco