132 raste me fruth të konstatuara, deri tani dy femijë të vdekur

132 raste me fruth të konstatuara, deri tani dy femijë të vdekur

11:54, 20/02/2018
A+ Aa A-

Situata e fruthit në Shipëri është bërë problematike. Plot 132 raste me fruth janë regjistruar në gjithë territorin e Shqipërisë. Të dhënat u bën me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë raportimit në Komisionin e Shëndetësisë.

Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik ka gati 10 mijë doza fruthi për njerëzit.

 Deri tani, fruthi u ka marrë jetën dy foshnjave. Problem është fakti që fëmijët e vegjël ende nuk e kanë mbushur moshën e vaksinimit për kryerjen e vaksinës tre valente MMR.

Kjo situatë ka bërë që autoritetet shëndetësore të marrin vendime që në rast epidemie të rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve edhe 9 muajsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco