Kujdes këtë javë! Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Kujdes këtë javë! Ja çfarë parashikojnë meteorologët

17:58, 19/02/2018
A+ Aa A-

Meteorologët parashikojnë reshje shiu thuajse në gjithë territorin e vendit gjatë kësaj jave. Ndërsa, në zonat malore, priten reshje dëbore. Megjithatë, temperaturat priten më të larta se javën që lamë pas.

Moti sot dhe nesër

Sot pasdite pritet që reshjet të jenë të dobëta (por, lokalisht deri mesatare), me përjashtim të qarkut të Shkodrës, ku ato do të jenë mesatare (lokalisht deri intensive).

Nesër IGJEUM parashikon që intensiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të arrijnë deri intensive. Në qarkun e Vlorës reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata.

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

    TEMPERATURAT

    Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9/12; në vendet e ulëta: 7/10; në vendet malore: 1/6 °C.

    ERA

    Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco