Rastet me fruth, 95 të prekur trajtohen në kushtet spitalore/ Ja grupmoshat e rrezikuara...

Rastet me fruth, 95 të prekur trajtohen në kushtet spitalore/ Ja grupmoshat e rrezikuara...

17:27, 19/02/2018
A+ Aa A-

Rreth 95 raste me fruth janë evidentuar deri më tani nga ISHP, ndërsa shqetësues është fakti se mes të prekurve nuk janë vetëm ata të lindur në periudhën 1980-1990, kur mendohet se nuk ka funksionuar zinxhiri ftohës i vaksinimit, por edhe ata pas kësaj periudhe.

Kjo, sipas mjekëve, e bën situatën edhe më serioze, për faktin se ose nuk ka pasur mbulim të plotë me vaksinë në grupmoshën e pas 1990, ose sërisht ka pasur probleme në zinxhirin ftohës.

Gjithsesi referuar shifrave në kushte spitalore po trajtohen 95 persona, ndërsa ata me shenja klinike të lehta trajtohen në shtëpi.

Në spitalin e fëmijëve janë bllokuar dy pavione për të prekurit nga fruthi, fëmijë të moshës 0-2 vjeç.

Lidhur me situatën, pritet që Komisioni parlamentar i Shendetësisë, të zhvillojë të martën një debat, ku pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco