Veliaj: Ja ku mund të investojnë bizneset italiane në Tiranë...

Veliaj: Ja ku mund të investojnë bizneset italiane në Tiranë...

17:15, 19/02/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka ftuar sipërmarrjet italiane të investojnë në Tiranë, duke e cilësuar kryeqytetin shqiptar si vendin ideal për të bërë biznes.

Veliaj ishte i pranishëm në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.

Ndërsa ftoi sipërmarrësit italianë që të shfrytëzojnë potencialet në rritje që ofron kryeqyteti dhe mundësitë për të investuar,  Veliaj theksoi se hoteleria, parku industrial në Kashar dhe ekonomia e transporti i gjelbër, janë tre prej fushave ku bizneset italiane mund të investojnë në kryeqytet.

“Janë le të themi 3 fusha madhore ku ne jemi duke kërkuar investitorët. Hoteleria dhe incentivat që Kryeministri dhe qeveria shqiptare ka ofruar sidomos me hotelerinë 4 dhe 5 yje. Pika e dytë prodhimi dhe parkun industrial që po parashikojmë të hapim shumë shpejt në Kashar dhe e treta që ka të bëjë me ekonominë e gjelbër dhe transportin publik të gjelbër”, tha Kryebashkiaku.

Duke u ndalur te turizmi, Veliaj sqaroi se nga viti 2016 deri në vitin 2017, numri i turistëve që vizitojnë Tiranën është rritur me 2.5 herë duke sjellë nevojën për rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe të shërbimeve.

“Një prej tyre do të ishte hoteleria dhe gjithë industria e mikpritjes. Jemi qyteti në rajon që ka pasur rritjen më të madhe, të asaj që quhet “city-break”, pra, pushime për vizita në një qytet 3 ose 4 ditore. Kjo është arsyeja se pse ne kemi pjesën më të madhe të fokusit në akupunkturën urbane dhe në ristrukturimin e pjesëve qendrore të qytetit për të përballuar këtë fluks”, u shpreh ai.

Në vijim ai shtoi se Bashkia e Tiranës po inkurajon dhe krijimin e një parku industrial në zonën e Kasharit, në një territor prej 60 ha i cili do u përgjigjet sfidës kryesore që kanë sot bizneset. “Do të mundësonte që shumë prej kompanive  të aksesonin dhe me lehtësi të tjera fiskale”, shtoi Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco