Keni bërë plane për fundjavë? Lexoni motin më parë, pastaj ...

Keni bërë plane për fundjavë? Lexoni motin më parë, pastaj ...

21:59, 16/02/2018
A+ Aa A-

Nëse keni bërë plane për të lëvizur nga qyteti këtë fundjavë, moti do t’ju favorizojë. Reshjet e dendura të shiut, që kanë pushtuar të gjithë vendin ditët e fundit, nuk do të rikthehen, të paktën përgjatë fundjavës. Kështu, mësohet se që nga pasditja e së enjtes, kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit janë përmirësuar, por juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore.

Sipas IGJEUM, të premten nuk priten reshje. Në zonat malore priten reshje dëbore në 500 m mbi nivelin e detit (në juglindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes duke shënuar deri -5°C, ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet në 12 - 13°C.

Në zonat malore priten reshje dëbore në 500 m mbi nivelin e detit (në juglindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco