Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Tiranë, shfaqet parulla që po vret burrat ditën e Shën Valentinit

FOTO/ Tiranë, shfaqet parulla që po vret burrat ditën e Shën Valentinit

13:00, 14/02/2018
A+ Aa A-

Një parullë ka mbushur gjithandej kryeqytetin sot, ditën e Shën Valentinit, e cila u ka vrarë sytë burrave që nxitonin gjëkundi e mundet edhe ta kishin harruar se ç'ditë ishte.

"Kush të rreh - nuk të do!" thotë parulla e shkruar mur më mur, duke përmbysur totalisht shprehjen e dashur popullore shekullore "Kush të rreh - të do!".

Aktivistët e dhunës kundër grave kanë gjetur rastin të sensibilizojnë qytetarët ose së paku ata të dhunshmit që të kursehen një ditë në vit e të mos ngrenë dorë mbi bashkëshortet dhe fëmijët."

Sipas tyre, 'gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: "Kush të rreh të do! - Fati i gruas janë lotët! - Grueja asht shakull për me bajtë.

Afërsisht çdo dy javë gratë vriten prej burrave të tyre me thika, sëpata dhe plumba.

Por... dashuria e vërtetë nuk vret! Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni nuk rreh, as vret! Kush dashuron - nuk ngre dorë ndaj njeriut që do! Kush të rreh - nuk të do! - ngulin këmbë aktivistët dhe theksojnë: "Prandaj dashuro, mos vrit!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco