Marsi, koha për të prenotuar pushimet e verës

Marsi, koha për të prenotuar pushimet e verës

09:38, 14/02/2018
A+ Aa A-

Marsi është koha kur i ftohti fillon të largohet dhe të gjithë fillojnë të mendojnë për pushimet e tyre.

Nëse filloni të planifikoni një udhëtim për muajt e verës që në këtë periudhë të vitit do të mund të kapni pjesën më të madhe të udhëtimeve tuaja me një çmim mjaft konkurrues.

Ata që janë të dashuruar me këtë stinë mund t’i nisin pushimet e tyre shumë më shpejt duke filluar që nga muaji mars!

Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim të shpejtë vende si Kroacia, Bullgaria, Greqia e Turqia janë destinacione ideale, ku ju mund të pushoni e njëkohësisht të eksploroni vende të reja.

Për një udhëtim pak më të largët i cili gjithashtu kërkon edhe më shumë ditë pushimi vende si Spanjë, Portugali, Belgjikë dhe Franca janë padyshim destinacionet që duhet të zgjidhni, shkruan scan.tv.

Por nëse thjesht dëshironi që të prenotoni pushimet tuaja të verës në këtë sezon në mënyrë që t’i gjeni ato më lirë më poshtë do të gjeni listën me vendet më të leverdishme të cilat ja vlen t’i prenotoni.

1.Playa del Carmen, Mexico

2.Duoro Valley, Portugali

3.Puglia, Itali

4.Nisë, Francë

5.Paris, Francë

6.Amsterdam, Hollandw

7.Kajro, Egjipt

8.Kyrenia, Qipro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco