FOTO/ Zbulohen skandale të reja të qeverisë Rama. Ja ku ka dhënë leje për HEC-e

FOTO/ Zbulohen skandale të reja të qeverisë Rama. Ja ku ka dhënë leje për HEC-e

23:46, 13/02/2018
A+ Aa A-

Këta e supozojnë popullin dhe banorët e asaj zone një hiç por, nuk e dinë që populli gjithmonë ka vendosur dhe do të vendos vetë për fatet e tij.

Prandaj, banorët e atyre fshatrave përreth duhet t'i bien mirë lapsit, ose të mbajnë centrale energjitike që ushqejnë një dorë njerëzish, ose ti përvishen punës e të mos lejojnë asnjë ndërtim tjetër HEC-esh në rrjedhat e përrenjve te fshatrave dhe bjeshkëve të tyre.

Ne do ju rendisim vetëm disa nga humbjet e mëdhe që do ti ndodhin natyres dhe zonës tonë edhe pse ajo është pjesë e Parkut Kombëtarë Korab-Koritnik:

1- Ujërat e përrenjëve do "fshehen", në sisteme kanalizimesh dhe tubash të një dimensioni të madh për t'mos u dukur duke o zbrazur në veprat e grumbullimit, qe me pas do i drejtohen turbinave.

2- Lumenjtë dhe përrenjtë do thahen nga shtrati i tyre i dikusmrshëm.

3- Gurrat e bjeshkëve do mblidhen anë e kënd për të rritur prurjet, sepse nëse nuk do ketë përroi ujë të mjaftueshëm, kosto e mirëmbajtjes dhe e mos funksionimit do jete e madhe, shfrytëzuesit duhet të gjejnë zgjidhje duke ju përveshur burimeve dytësore.

4- Maksimalizim të thithjes për të rritur presionin, kësgtu do të  zbrazet gjithnje ë me shumë shtrati e lumenjëve dhe përrenjëve, duke humbur ajo që në ekologji quhet “lidhja gjatësore e lumenjëve”, e cila shërben si rrugë migrimi për gjallesat që jetojnë në lumë”.

5- Hecet e tilla të vogëla me derivacion, pra të shpeshtë krijojnë thatësirë të madhë, tek zona jonë eshte diçka e patolerueshme, pasi kalon edhe pikën kritike të shfrytëzimit.

6- Bimësia përreth do të tkurret, duke humbur edhe hijeshinë, pra do kemi gjithnjë një "Florë" më të varfër.

7- Gjallesat shtazore që përgjithësisht kishin habitatin e tyre lumin do të humbasin, duke bërë të kemi akoma edhe një "Faunë" më të varfër, më pak shpend, më pak gjallesa ujore dhe ndoshta asnjë peshk.

8- Banorët do vuajnë të rezervojnë vija uji për ujitjen e kulturave të tyre bujqësore, pra do kemi më pak pridhim bujqësor, më pak të ardhura oër çdo banorë.

9- Kafshët, jo se do të ndalohen të pijnë ujin në lumenjë apo përrenjtë përreth fshatrave, por nuk do të kenë mundësinë për ta gjetur të lirshëm dhe në lëvizje të lirë, natyrale.

10- Thatësira do rritet pergjatë periudhës së verës siç ka ndodhur dhe ndodhë prej shekujsh, sot klima globale ka ndryashuar për shkak të zgjerimit të vrimës së ozonit, siç po provohet me temperaturat ekstreme të verës, atëherë  nevojat për ujë do rriten, burimet do të thahen, por ujin ku do ta gjejmë?

11- Më shumë probleme me funksionimin e vetë ekosistemit natyror, çrregullime dhe zbrazje gjallesash!

12- Asnjë përfitim në çmimin e energjisë, jo më pak ndërprerje energjie, asnjë të punësuar, përveçse rojes, pasi sistemi teknologjik eshte i tillë.

13- Do të rritet mundesia për erozione, një përrua i tharë për një periudhë të gjatë kohe do të rrëmbejë toka rreth shtrati sa herë do të ketë reshje!

14. Gjithnjë e më pak turistë, asnjë investim ne turizem në vitet ne vazhdim, pasi çdo investitor i kësaj industrie do ta ketë të vështirë të marrë rriskun për të investuar në këtë fushë.

15. Asnjë ujëvarë nuk do jetësoj lirshëm nga lartësitë, siç deri më tani  kemi patur mundësinë ti fotografojmë.

16.

....

Ne njohim atë cfarë natyra dhe zona jonë do të humbë, përfitimet le të na i thonë ata që heshtin dhe ata që kanë menduar të ndërtojnë!

Mbajë ose zgjidhë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco