VIDEO/ Në kërkim të nënës që t'u lindë fëmijën, çiftet e huaja gati të paguajnë deri në 20 mijë dollarë

VIDEO/ Në kërkim të nënës që t'u lindë fëmijën, çiftet e huaja gati të paguajnë deri në 20 mijë dollarë

09:06, 13/02/2018
A+ Aa A-

Një nga vendet më të varfra të Evropës, është duke u bërë vendi ku shkojnë njerëzit e dëshpëruar për të gjetur një nënë zëvendësuese që t’u lindë fëmijën e tyre. Ai vend është Ukraina. Paratë që ofrohen kanë joshur shumë gra të reja, por ekziston frika se ato mund të shfrytëzohen, shkruan BBC, citon Syri.net.

Ana ishte 18 vjeçe kur mësoi se mund të përdoreshin nëna zëvendësuese për të pasur fëmijë, nga një lajm që u dha në televizion.

Sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe kishte planifikuar të punonte në një hotel të vogël në qytetin e saj të vogël në perëndim të Ukrainës, ku turistët vinin për të parë një kështjellë mesjetare.

Ajo punë paguhet 200 dollarë në muaj, por po të lindte bebin e dikujt tjetër, mësoi ajo, mund të fitonte deri në 20 mijë dollarë.

Familja e Anës nuk është e varfër sipas standarteve të vendit. E ëma është llogaritare dhe i ati e mbështet atë.

Por ajo thotë se është joshur nga kjo punë, nga lindja e bebes së dikujt tjetër, sepse do më shumë, do të blejë gjëra të shtrenjta, makina, të rinovojë shtëpinë, ta pajisë etj.

Nënat zëvendësuese duhet të jenë shumë të kujdesshme, thotë Ana.

Rruga ishte e gjatë.

Ana filloi të klikojë faqet e internetit ku shkruanin nënat zëvendësues, agjentët, klinikat që publikonin reklamat. Më në fund nënshkroi një kontratë me një çift nga Sllovenia që nuk mund të kishte fëmijë. Ana ishte me fat: embrioni u fut në mitrën e saj, por që kur ky proces iu nënshtrua taksimit, klinika e uli interesin ndaj saj, kujdesin për shërbimin. Sepse ndodhte, kishte raste kur nënat zëvendësuese kishin probleme shëndetësore ose komplikime ose nuk ishin diagnostikuar në mënyrë korrekte....

Megjithatë, fëmija që ajo mbajti lindi e shëndetshme, por eksperienca e parë e bëri Anën shumë të kujdesshme më pas.

Tani Ana ka rënë dakord të jetë nënë zëvendësuese këtë herë për një çift japonez. Ata janë duke i rregulluar punët nëpërmjet një avokati në Kiev dhe ajo ka mundësi të mos i takojë ata kurrë personalisht.

Ana ka qënë e kujdesshme shumë këtë radhë në zgjedhjen e klinikës së duhur, por nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo do të lindë tre fëmijë, një për vete dhe dy për çifte të tjerë./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco