Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Media franceze: Tirana mbulohet nga gratacielat kurse banesat mungojnë

Media franceze: Tirana mbulohet nga gratacielat kurse banesat mungojnë

21:09, 11/02/2018
A+ Aa A-

Portali në gjuhën frënge, Courier des Balkans, boton sot shkrimin e autorit Jerome Andre, me titull “Shqipëri: Tirana mbulohet me grataciela, dhe banesat mungojnë”.

Zhvillimi i qëndrës së Tirana do të përshpejtohet në 2018 me ndërtimin e jo më pak se 17 kullave nga 30 kate. Shtrohet pyetja se përse do të shërbenin këto ndërtime të destinuara për zyra dhe apartamente luksoze ndërkohë që ka një rritje të kërkesës për apartamente banimi me cmimi të ulta.

Sipas autorit të shkrimit, qielli i Tiranës do të “gërvishtet” nga kulla të reja. Pas eksplozionit të numrit të lejeve të ndërtimit në 2017, kantieret e ndërtimit nuk janë ende mbyllur në kryeqytet. Në 2018 plani i urbanizimit parashikon ndërtimin e jo më pak se 17 kullave të larta prej 30 katesh.

Syri.net/ 11 shkurt 2018

https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-le-ciel-de-Tirana-se-couvre-de-gratte-ciel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco