FOTO/ Moti për pasditen e sotme dhe nesër, jo vetëm reshje, por edhe ...

FOTO/ Moti për pasditen e sotme dhe nesër, jo vetëm reshje, por edhe ...

12:40, 21/01/2018
A+ Aa A-

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë nisur që ditën e djeshme e duket se do të vazhdojnë edhe sot e nesër. Edhe pse duket se sot intensiteti ka rënë, sërish do të vazhdojë.

Por nesër do të ketë reshje me intensitet më të lartë. Kështu thuhet në parashikimin ditor të motit të shpërndarë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Më poshtë parashikimi i motit:

RESHJET

Sot pasdite priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër në shumicën e qarqeve nuk priten reshje, përjashtuar zonën juglindore, ku priten reshje lokale gjatë pjesës së parë të ditës.

Priten reshje në formën e dëborës deri në 400m, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara, do të zbresin deri në 300m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 10 °C

në vendet e ulëta: 1 °C / 9 °C

në vendet malore: -3 °C / 3 °C.

ERA

Sot dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco