Vrasja brutale e djalit nga policia greke, familja lezhjane proteston para Kotzias në Korçë

Vrasja brutale e djalit nga policia greke, familja lezhjane proteston para Kotzias në Korçë

13:34, 20/01/2018
A+ Aa A-

Një familje nga Lezha, djali i së cilës ka humbur jetën nga dhuna e policisë greke shkoi në Korçë për të protestuar, aty ku aktualisht dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias kanë një axhendë diskutimi prej tri ditësh.

Të mbështetur nga shoqëria civile, ata kërkojnë që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën, dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambjentet e policisë greke. Sipas përfaqësuesit të protestuesit bëhet fjalë që nga viti 1991 në Greqi janë 100 raste vdekje nga dhuna dhe për të cilat nuk është vendosur drejtësi.

Rasti më i fundit është ai i Pëllumb Mark Nikollaj i cili në vitin 2016 humbi jetën nga dhuna në komisariatin e policisë greke. Familja e tij protestoi sot në Korçë./abcnews.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco