Mësuesja me tumor u ankua, ja çfarë bën Rama …

Mësuesja me tumor u ankua, ja çfarë bën Rama …

08:36, 20/01/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë një mësuese nga Mirdita, që vuan nga tumori, denoncoi mungesën në spitalin e Onkologjisë mungesën e medikamentit që përdoret nga këto pacientë.

Denoncimin qytetarja e bëri në një takim me Kryeministrin Edi Rama. Por vetëm pak ditë më pas, flakonët fatmirësisht u siguruan.

Në spitalin Onkologjik është tashme një sasi prej 4 mijë flakonësh, ndonëse mjekja pohon se duhet ende më shumë, 8 mijë flakonë në vit.

Ajo që nuk dihet është nëse flakonët do të siguroheshin nëse mësuesja nga Mirdita nuk do të denonconte mungesën e medikamentit.

Gjithsesi sot ka një lajm të mirë për pacientët që vuajnë nga sëmundje të tilla, megjithëse Kryeministri përmes videos së publikuar në rrjetet sociale, duket se po e përdor situatën për kapital politik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco